“Kjo është penallti sade”! Bujar Pregja tregon në moviolë se Partizani është vjedhur: Nuk e di si nuk e dhanë 11-metërsh këtë rast

Partizani ka barazuar 1-1 me Bate Borisov në ndeshjen e parë. Por Bujar Pregja, ka deklaruar në “MCN TV” se të kuqtë janë vjedhur në një rast. Sipas ish-arbitrit, në minutën e 66 të takimit për shkak të ndërhyrjes ndaj Da Silvës, duhej të jepej 11-metërsh.

“Është një penallti e qartë dhe sade. Është e pastër dhe duhej akorduar penallti. Arbitri kishte pamje dhe ishte afër. Nuk e di përse nuk e ka akorduar penallti këtë rastin.”, deklaroi Pregja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *