Partizani është duke u ndeshur me Bate Borisov. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e parë në Champions League. Në stadium është shfaqur edhe Igli Tare.
Ditët e pushimit pas largimit nga Lacio, Tare po i shfrytëzon edhe duke ndjekur përballjet e ekipeve shqiptare në Europë, kryesisht Partizanin, pasi është afër kësaj skuadre. /Sport Ekspres/