Arlind Ajeti ishte lojtari më i spikatur i Shqipërisë në Europianin e Francës. Mbrojtësi ynë ishte i pakalueshëm në prapavijë, duke marrë vlerësimet e të gjithë tifozëve dhe opinionit sportiv. Por karriera e tij në vazhdimësi mori tatëpjetën pas atij transferimi të bujshëm te Torino. Tani Ajeti është zyrtarizuar në një ekip të ri. Lojtari i Kombëtares ka mbërritur te Cluj në Rumani, atje ku gjendet edhe lojtari tjetër shqiptar, Ermal Krasniqi. Gjithçka është zyrtarizuar nga vetë klubi rumun.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se Arlind Ajeti është lojtari i ri i ekipit tonë! Qendërmbrojtësi me origjinë shqiptare, i lindur në Zvicër ka luajtur në Serie A për Torinon, Frosinonen dhe Crotone, ndërsa gjatë karrierës së tij, ai edhe në Zvicër për Grassoper, por edhe për FC Basel, skuadër me të cilën ka fituar 4 herë titullin dhe ka luajtur ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Ajeti gjithashtu ka luajtur me kombëtaren e Shqipërisë, duke zhvilluar 21 ndeshje dhe duke qenë pjesëmarrës në Euro 2016?, shkruhet në njoftimin e Cluj. /Sport Ekspres/