Gazetari portugez Enrique Rapozo kritikoi rëndë sulmuesin Cristiano Ronaldo për transferimin në Arabinë Saudite. Futbollisti portugez luan për Al Nasr, teksa fiton shifra marrëmëndëse. Nga krahu tjetër, ky vend po i përdor këta lojtarë të njohur për të fituar më tepër pikë në imazh. Kjo ka sjellë edhe reagimin e Rapozo.
“Problemi nis me Ronaldon, i cili është bërë një idiot i dobishëm për një nga diktaturat më të këqija në botë, duke i hapur rrugën edhe lojtarëve të tjerë që të bëhen idiotë të dobishëm për një diktaturë që po përpiqet të ligjërojë veten. Është pak e turpshme të shohësh kur futbollistët që janë yje dhe modele për fëmijët në mbarë botën bëhen idiotë të dobishëm për diktaturën”, tha Rapozo për A Bola. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/