Xhuntoli ka shkaktuar një shije të hidhur te napoletanët. Pas 8 viteve në rolin e drejtorit sportiv te Napoli, ai u largua drejt rivalit të përjetshëm të kësaj skuadreje, Juventusi. Por për të mos mhaftuar vetëm kjo, Xhuntoli ka shprehur fjalë dashurie për bardhezinjtë, duke thënë se është tifoz i tyre që i vogël.
I pyetur nga një gazetar nëse e priste këtë deklaratë, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis është shprehur: “Jo, nuk e prisja. Më kapi në befasi. Ndoshta po ta dija (që ishte juventin) do ta kisha hequr qafe më parë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/