Partizani do të përballet kundër Bate Borisov në ditën e nesërme. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e parë të Champions League. Të kuqtë do të kërkojnë që të marrin maksimumin në mënyrë që ndeshja e dytë të mos ketë shumë histori për t’u diskutuar.
Tani është e qartë edhe se kush do të gjykojë në këtë takim. Arbitri kreysor do të jetë Nathan Verboomen. Një gjyqtar që vjen nga elita e Belgjikës, ndërsa po rrit shkallët e karrierës duke gjykuar edhe në arenën ndërkombëtare pasi më herët ka drejtuar ndeshjet e të rinjëve. /Sport Ekspres/