Zekiç një profesor që i habit të gjithë dhe Bate Borisov një “mit”, Partizani ka shanse reale në Champions League

Partizani është ekipi i parë që do të nis aventurën në Europë sa i përket ekipeve të Superiores. Të kuqtë do të përballen kundër Bate Borisov në turin e parë të Champions League. Kryeqytetasit mund të quhen të favorizuar për shkak se nuk do të luajnë asnjë ndeshje në transfertë. Kjo pasi në takimin që duhej të ishte i kthimit, është caktuar për t’u zhvilluar në Hungari dhe jo në Bjellorusi. UEFA i ka dënuar ekipet bjelloruse pasi shteti i tyre po ndihmon Rusinë në luftën kundër Ukrainës.

Por çfarë pritet nga ndeshja e Partizanit? Pritshmëritë janë të mëdha për Zekic. Ky i fundit e ka nisur me marshin e fundit stërvitjen me Partizanin. Lojtarët kanë parë se seancat stërvitore kanë ngarkesë të madhe fizike, aq sa një ndeshje e luajtur. Madje si për ironi, Zekic është “ankuar” duke thënë se nuk e sheh ekipin ende në formën optimale fizike për Europën.

Nisur nga e kaluara, Zekic njihet si një trajner që është ngritur gjithmonë mbi pritshmëritë që janë pasur për të, por është shkarkuar në momentin e tij më të artë. Sa i përket Bate Borisov, fakti që kampionati bjellorus është duke u zhvilluar i vjen si ndihmesë. Por kjo skuadër duket se është një legjendë e së shkuarës. Epoka e tyre e artë ishte ajo e viteve 2006-2018, atje ku fituan 13 herë titullin kampion. Megjithatë që pas 2018, Bate Borisov nuk ka arritur dot që të triumfojë në kampionatin bjellorus. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *