“Ato ishin vite të arta dhe që nuk harrohen kurrë”! Visar Bekaj flet me zemër: Do e them me krenari se isha pjesë e Tironës

Visar Bekaj e mbylli aventurën e tij me Tiranën. Që në momentin kur ky portier mbërriti te bardheblutë, do të mbante veshur fanellën e titullarit. Tifozët ishin të qetë për portën, ndërsa duart e tij ishin siguri e madhe në prapavijën e kryeqytetasve.

Nëpërmjet një reagimi të fundit në rrjetet sociale, Bekaj kishte disa fjalë përshëndetëse për ekipin e zemrës në Shqipëri. “Tre vite të arta dhe t’paharrueshme të karrierës sime në klubin më të trofeshëm në Shqipëri. Me krenari dhe haptas them se edhe unë isha pjesë e Tironës. Faleminderit për dashninë dhe emocionet FAMILJA BARDH E BLU”, shkruan Visari në rrjetet sociale. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *