Ekskluzive/ Silvinjo i dha besim të madh që në moshën 19-vjeçare, sirena nga Seria A për Mario Mitaj

Mario Mitaj i bindi të gjithë te Shqipëria me dy ndeshjet e zhvilluara me fanellën e Kombëtares. Megjithëse 19-vjeç, mbrojtësi i krahut të majtë luajti si një veteran i vërtetë me shumë leksione për të dhënë. Aktualisht Mitaj është pjesë e Lokomotivës së Moskës. Rusët do ta transferonin këtë lojtar nga AEK i Athinës dhe jo më kot paguan 3 milionë euro për 19-vjeçarin.

“Sport Ekspres” mëson se për Mitajn ka sirena nga Seria A. Emri i ekipit që ka shfaqur dëshirën dhe po e ndjek me vëmendje këtë lojtar nuk bëhet ende i ditur, por zhvillime të reja mund të kemi në vazhdimësi. Nga ana tjetër Mitaj ka treguar se i përballon nivelet e larta pasi ka debutuar që 17-vjeç në elitën e futbollit të Greqisë dhe ka luajtur për disa minuta në Europa League po në atë moshë të hershme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *