Partizani mund të ndihet i çliruar pasi Bate Borisov nuk luan dot me sulmuesin e saj kryesor. Dzianis Laptsev, ky është lojtari që ka arritur të shënojë 3 gola në 3 ndeshjet e fundit me ekipin bjellorus. Por këta të fundit nuk mund ta llogarisin dot futbollistin e tyre kundër kampionëve të Shqipërisë.
Kjo pasi në sezonin 2018-2019, në ndeshjen e fituar të Lech Poznan kundër Shakhtor, Laptsev do të godiste me kokë si Zidan kundër Materazit, lojtarin e Lech Poznan. Sulmuesi u ndëshkua me karton të kuq dhe u pezullua nga UEFA me 6 ndeshje mungese. Në kohën kur luajti me Dynamo Brest, Laptsev kreu dënimin me katër nga gjashtë ndeshjet e pezullimit. Tani sulmuesit i kanë ngelur edhe dy ndeshje mungese për të shlyer dënimin e tij, që janë pikërisht ato kundër Partizanit. /Sport Ekspres/