Mirlind Daku mund të quhet lojtari më i ri i Shqipërisë. Silvinjo pritet që ta ftojë në ndeshjet e shtatorit kundër Çekisë dhe Polonisë. Ndërkohë Daku është nisur drejt Rusisë për të firmosur kontratën e re. Sulmuesi do të jetë pjesë e Rubin Kazanit, me rusët që do të transferojnë 1.2 milionë euro te Osijeku.
Një foto nga takimi me Dakun ka hedhur edhe ish-trajneri i tij, Tahir Batatina, që e ka përcjellur futbollistin drejt Rusisë. “Sot së bashku me yllin e futbollit kosovar dhe ish yllin e skuadrës sime, Llapit, Mirlind Dakun, ishim në mengjes bashkarisht dhe isha për ta përcjellur drejt skuadrës së re ku u emocionova kur u përshendeta me të sepse kujtova ditët e para kur Lindin e transferova tek Llapi, si i besova dhe se sa shumë e mbështeta”, shkruan Batatina. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/