U zhvillua paraditen e kësaj të shtunë takimi i radhës mbi propozimet për ndryshimin e mundshëm të formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”. Të pranishëm ishin presidenti I FSHF, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, drejtuesi i Departamentit të Garave, Marjus Sulejmani, drejtuesi i Departamentit Ligjor, Aldi Topçiu, si dhe presidentët e klubeve të kampionatit elitar në vend. Që në fillim të takimit, Presidenti Duka theksoi se synimi është rritja e garës, numrit të spektatorëve dhe të ardhurave.
“Objektivi për këtë propozim është që të ketë më shumë garë, me tendencën për të pasur më shumë spektatorë, për të promovuar më shumë kampionatin shqiptar, për t’i dhuruar spektatorëve ndeshje me më shumë nivel kompetitiv në fundin e kampionatit. Për këtë, Departamenti i Garave, përveç studimeve që ka bërë në të gjithë kampionatet e Europës, në bashkëpunim me një grup pune në UEFA ka nxjerrë disa propozime. Kanë edhe arsyet se pse janë ato propozime të cilat ne do t’i diskutojmë sot.
Është një bërë një mbledhje në nivel tjetër me drejtuesit e klubeve të ‘Abissnet Superiore’. Bëjmë këtë konsultim, pastaj të marrim një vendim për të ndryshuar diçka në sezonin 2023-2023, ose dhe në sezonin e ardhshëm, ose të qëndrojmë kështu siç jemi. Padyshim që me skemat e propozuara, synohet të ketë më shumë spektatorë në stadium, duke shfrytëzuar dhe stadiumin “Air Albania”-n. Duke parë historinë duket që në ‘Air Albania’ ka më shumë spektatorë se në stadiumet e tjera. Do të jetë më mirë, apo me të ardhura më shumë ekonomike për klubet dhe me më shumë tifozë. Unë dhe njëherë ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe interesin.
Nga studimet në fakt që kemi bërë dhe nga materiali që kemi përgatitur, kampionati jonë kadisa karakteristika pozitive që i kemi ne krahasimisht me kampionatet e tjera. Një nga karakteristikat pozitive që kemi ne është që diferenca me vendin e parë me të fundit nuk është dhe aq i madh ose është më i miri krahasuar me kampionatet e tjera. Numri i spektatorëve është më i kënaqshëm. Por, për të shkuar përpara ne pretendojmë akoma dhe më shumë, për të pasur ndeshje më kompetitive. Kampionati mendohet që të fillohet siç ka qenë me 10 skuadra, me tre ose katër faza, duke parë dhe numrin e ndeshjeve. Dhe pastaj ose të ketë një finale me katër skuadra me skema të ndryshme, ose ndarje me “play off”, kryesisht këto ndeshje të luhen në “Air Albania”, që sipas statistikave ka një numër mesatar tifozësh mbi 14.000. Këto ndeshje të kthehen derbi jo vetëm Tirana, Partizani, Dinamo, por edhe me skuadrat e tjera”.
Shefi i Sektorit të Garave, Sulejmani, shpalosi para presidentëve të klubeve formatet e ndryshme për kampionatin “Abissnet Superiore” dhe më pas pati diskutime teknike për to nga të gjithë të pranishmit për disa nga propozimet, por nuk pati një vendim final.
Në ditët në vijim pritet që Departamenti i Garave së bashku me Departamentin Juridik dhe atë të Marketingut të finalizojnë dokumentin përfundimtar nisur dhe nga sugjerimet e bëra nga klubet, që parimisht ishin dakord për të bërë ndryshime dhe më pas materiali do t’i dërgohet Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për miratim.