Arabia Saudite po vazhdon që të bëjë blerje të frikshme dhe të marrë figura të njohura në Europë. Gjithashtu klubet në këtë vend janë duke ndjekur edhe lojtarë që nuk janë emra markë, por që po bëjnë mirë më ekipet e tyre. Një prej këtyre rasteve është Ermal Krasniqi, pjesë e Cluj.
Futbollisti i cili u rrit së tepërmi nga Ilir Daja, u përfol se do të kalonte te Lacio. Megjithatë një ofertë e çmendur ka ardhur nga Arabia Saudite. Al Riyadh ofron 5 milionë euro për 24 vjeçarin, por Cluj kërkon që pagesa të bëhet vetëm me dy këste dhe ky është problemi i vetëm për të realizuar marrëveshjen pasi arabët kërkojnë më shumë kohë. /Sport Ekspres/