Shënon në çdo dy ndeshje! Partizani duhet të ketë kujdes, ja cili është lojtari më i rrezikshëm i Bate Borisov

Partizani do të luajë kundër Bate Borisov. Kjo është ndeshja e parë e vlefshme për turin e parë në Champions League. Të kuqtë duan suksesin dhe bjellorusët nuk janë një kundërshtar i pamundur për t’u kaluar më tej. Sipas “Transfermarkt”, Valeri Gromyko është lojtari me vlerën më të madhe të kartonit te Bate.

Mesfushori 26-vjeçar kushton 850 mijë euro, ndërsa në këtë sezon ka realizuar 6 gola në 14 ndeshje të luajtura, me një mesatare thuajse me një gol për dy ndeshje. Zekic duhet të marrë masat për të parandaluar rrezikun kryesor që kalon nga këmbët e Gromyko. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *