“Me Sylvinho-n kam miqësi përtej rivalitetit Brazil-Argjentinë”, Zabaleta tregon në Spanjë përvojën me Shqipërinë: Jam i lumtur me këtë skenë të re

Pablo Zabeta ndodhet në Spanjë pas përfundimit të angazhimit të tij në stolin e Shqipërisë. Ish-mbrojtësi i njohur ka dhënë një intervistë për “Esports Cope”, ku ndër të tjera ka folur për aventurën e tij me kuqezinjtë. Zabaleta është shprehur se ndihet i lumtur me punën te Kombëtarja shqiptare, si dhe shton se ndan një miqësi të ngushtë me Sylvinho-n, pavarësisht rivalitetit mes Argjentinës dhe Brazilit.

“Në ndeshjet e fundit morëm gjashtë pikët që duhej të na jepnin mundësinë për t’u ngjitur në krye. Tani vijnë Çekia dhe Polonia, dy nga kandidatët për t’u kualifikuar. I lumtur me këtë skenë të re. (Me Sylvinho-n) Ne përkonim përtej rivaliteteve. Ishte në vitin tim të dytë në City. Përveç kësaj, ne jetuam mjaft afër. Unë kam një miqësi mjaft të madhe dhe që kur ai u largua ne mbajtëm kontakte. Doja ta nisja këtë aventurë me të”, ka thënë Pablo Zabaleta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *