“Udhëtoja 8 orë për të parë Juventusin”, Giuntoli harron shpejt Napolin dhe shpreh dashurinë për rivalin e tyre: Jam tifoz me Juventusin

Juventusi ka zyrtarizuar sot njeriun e merkatos. Giuntoli do të jetë drejtori i ri sportiv i bardhezinjve. Pas suksesit me Napolin, italiani do të kryejë detyrën e tij për ekipin e zemrës. Giuntoli e ka harruar shpejt Napolin, teksa tregon se dashuria për rivalin më të madh të të kaltërve, ka lindur që në fëmijërinë e tij.

“Ata ishin të pabesueshëm, pothuajse të papërshkrueshëm. Për një fëmijë si unë që u largua nga Prato me autobus dhe udhëtoi 8 orë për të parë Juventusin, është një burim kënaqësie të madhe dhe emocione vërtet të pabesueshme.

Për kë mendova në çastet e para? Për babain tim, i cili ishte një tifoz i madh i Juventusit dhe që më rrëmbeu shpirtin e Juventusit që në moshë të vogël. Nga njëra anë, e falënderoj për këtë, megjithëse me atë melankoli që do ta mbaj gjithmonë me vete”, ka thënë Giuntoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *