LAJM I FUNDIT/ Vjen zyrtarizimi para 10 minutash nga ekipi i Serisë A, firmosin me sulmuesin e Shqipërisë

Një lajm i fundit vjen nga Italia! Frosinone ka zyrtarizuar marrjen e sulmuesit të Shqipërisë, Marvin Cuni. Kështu shqiptarët shtohen më tepër në elitën e futbollit italian, ndërsa Frosinone do të jetë pjesë e Serisë A në këtë sezon.

Me bekimin e trajnerit, është marrë edhe Cuni, kartoni i së cilit zotërohej nga Bayern Munchen. Lojtari 21-vjeçar ka qenë pjesë e bavarezëve për 8 vjet, ndërsa më pas është huazuar drejt Grobaspach, Paderborn dhe Sarburcken, përpara se të bënte hapin e madh në futbollin profesionist. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *