E FUNDIT/ Grezda e nisi nga minuta e parë, Partizanit nuk i mjaftojnë afrimet e reja kundër Ballkanit të Ilir Dajës

Partizani ka zhvilluar sot ndeshjen e dytë miqësore në këtë fazë përgatitore. Të kuqtë janë përballur në “Kukës Arena” me kampionët e Kosovës. Grezda dhe Albers Keko e nisën ndeshjen nga minuta e parë, por as afrimet e reja të merkatos nuk i kanë mjaftuar ekipit të Zekiçit ndah Ballkanit.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka fituar me rezultatin 1-2. Golat për suharekasit u shënuan që në pjesën e parë të takimit, ndërsa Partizani ka ngushtuar shifrat në minutën e 60, kur Da Silva u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *