Xhuliano Skuka ka shfrytëzuar besimin e dhënë nga trajneri ditën e sotme. Sulmuesi shqiptar po nxeh motorrët për sezonin e ri dhe po përpiqet ti japë mesazhe në fushën e lojës trajnerit pas fjalëve të këtij të fundit se ish-lojtari i Partizanit nuk është ende gati.
Skuka ka tundur rrjetën në takimin e sotëm miqësor. Maribori fitoi me shifrat 2-0 me Slaven Belupon, ku autorët e golave ishin Pihler dhe Xhuliano Skuka. Ky është goli i dytë i futbollistit shqiptar me fanellën e Mariborit, megjithëse të dy janë shënuar në ndeshje miqësore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/