LAJM I FUNDIT/ Zhgënjehen të gjithë me emrin “e emergjencës”, në Kosovë zyrtarizojnë trajnerin e ri pas shkarkimit të Giresse

Kosova nuk po merr aspak rezultate të mira në këto kualifikuese të Europianit. Dardanët u detyruan që të shkarkuan trajnerin Giresse për shkak të rezultateve të dobëta. Federata e Futbollit në Kosovë nisi nga puna dhe e gjeti menjëherë trajnerin e ri.

Ndryshe mund të quhet edhe trajneri i emergjencës, pasi nga sot është slloveni Prmozh Gliha si trajneri i Kosovës. Ai do të drejtojë ekipin deri në fund të këtyre kualifikueseve në Euro 2024. Kjo nuk është hera e parë që slloveni drejton këta lojtarë, teksa pas largimit të Shaland, ishte trajneri i Kosovës në dy ndeshje.

Fillimisht dha rezultat zhgënjyes pasi në një miqësore, dardanët humbën ndaj Jordanisë me shifrat 0-2. Por më pas do të vinte një rezultat pozitiv pasi Kosova barazoi 1-1 në transfertë me Greqinë. Megjithatë ky emër i zyrtarizuar nga FFK ka sjellë zhgënjim të madh te tifozët.

“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për çështje të ndryshme me rëndësi për futbollin kosovar si dhe për ecurinë e përgatitjeve për edicionin e ri të garave. Në këtë mbledhje ndër çështjet kryesore që u diskutuan ishte zgjedhja e ekipit të trajnerëve që do ta drejtojnë Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e mbetura të ciklit kualifikues për Euro 2024.

Kësisoj, pas diskutimeve të arsyeshme, KE i FFK-së vendosi që në krye të shtabit teknik të emërohet Primozh Gliha, derisa atij do t’i ndihmojnë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards. KE i FFK-së ka vendosur që t’ia besojë drejtimin e Dardanëve ekipit të brendshëm të trajnerëve që tashmë janë të angazhuar në ekipet kombëtare. Ata njëherësh do të qëndrojnë në ekipet e grupmoshave që i drejtojnë, por do të jenë të angazhuar për të ndihmuar përzgjedhësin Gliha në Kombëtaren A”, shkruhet në deklaratë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *