Kristjan Asllani kishte lidhur një shoqëri të ngushtë me Bellanovën te Interi. Të dy lojtarët kishin të njëjtin impakt te tifozët dhe mediat sportive në Itali. Këto të fundit e kanë kritikuar jo pak Inzagin pasi e shihnin Asllanin dhe Bellanovën me shumë potencial, por kishin fare pak minuta në fushë.
Një tjetër arsye që i lidhi edhe më shumë këta futbollistë. Bellanova nuk zgjodhi që të priste më tepër dhe u largua nga Interi. Menjëherë pas këtij vendimi, ishte edhe Asllani që reagoi duke i uruar fat mikut të tij në aventurën e re te Torino. /Sport Ekspres/