Brozovic do t’i jap lamtumirën zikaltërve pas disa vitesh qëndrimi në Milano. Megjithatë, mediat italiane raportojnë se mefushori nuk po ndahet me Interin në mënyrë shumë të bukur pasi drejtuesit e klubit nga Meazza kishin një gjë në veçanti kundër vendimit të tij.
Fillimisht Interi duhej të fitonte rreth 23 milionë euro nga shitja e Brozoviçit, por Al Nassr e uli çmimin në momentin e fundit. Interi u përpoq të merrte shifrën e rënë dakord, por më pas edhe Brozovic filloi të ushtronte presion ndaj klubit për t’u larguar.
Ai u kërkoi drejtuesve të Interit që të bien dakord për 15 milionë euro sepse donte të zgjidhte gjithçka sa më shpejt. Mirëpo, në fund Interi arriti të marrë rreth 18 milionë euro për Brozoviçin, por ata janë shumë të inatosur me kroatin sepse mbetën pa shifrën e rënë dakord. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/