Mjafton origjina e nënës së tij! Kroacia kërkon t’i rrëmbejë futbollistin Serbisë, hyn në garë për talentin e Salzburg

Kroacia i ka vënë syrin lojtarit të ri të Kombëtares Serbe, Petar Ratkov. Duke qenë se nëna e sulmuesit të ri të Salzburgut është kroate, te Kroacia po mundohen ta bindin atë që në të ardhmen të veshë fanellën me kuadrate. Në Serbi janë të vetëdijshëm se kroatët po kërkojnë Ratkov. Drejtori i kombëtares, Stevan Stojanovic, ka thënë se vendimi i takon sulmuesit 19-vjeçar. “Ne mund të shohim se çfarë po bëjnë kroatët.

Secili ka të drejtë të bëjë atë që është më e mira për të. Ne e dimë se ata po e shikojnë atë dhe se duan ta fitojnë atë, por është Rakoc që është i habitur më së shumti. Djaloshi është vendosur në vendin tonë dhe ka një karrierë të bukur përpara në kombëtaren serbe”, tha Stevan Stojanovic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *