Ekipi i Kukësit do të zbresë në fushë ditën e martë në kuadër të një takimi miqësor. Verilindorët do të kenë përballë një ekipi që do të jetë pjesëmarrës në Kupat e Europës, Gjilajin. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi i Kukësit përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Verilindorët ftojnë tifozët të jenë të pranishëm në stadiumin “Kukës Arena”, ku hyrja do të jetë falas.
“Të martën, datë 04/07/2023 ora 17:30 në stadiumin “Kukës Arena”, FK Kukësi do të luajë ndeshje miqësore me ekipin e SC Gjilani! Hyrja falas për të gjithë tifozët”, ka njoftuar klubi Kukësi./Halit Delibashi-Sport Ekspres