Shoku i ngushtë i Kristjan Asllanit zyrtarizon largimin nga Interi: Ky është një moment shumë i vështirë, por erdhi koha të largohem dhe të rritem

Raoul Bellanova ka marrë vendimin për t’u larguar nga Interi. Nëse kishte një kritikë rreth Inzagit në sezonin e shkuar, pas rezultateve fantastike të arritura, ishte për shkakun e minutave të pakta të Kristjan Asllanit dhe Raoul Bellanova.

Kjo krijoi edhe një miqësi më të ngushtë të dy lojtarëve, që qëndronin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. Megjithatë Bellanova ka marrë vendimin për t’u larguar duke parë se trajneri nuk po e aktivizonte.

Nërpërmjet një postimi të fundit, lojtari shprehet: “Faleminderit për emocionet që më keni dhuruar. Kam mësuar shumë në këtë familje të madhe dhe mbështetja e tifozëve më ka bërë të kalojë momente të vështira. Ky është një moment shumë i vështirë për mua, por erdhi koha të largohem dhe të rritem më tepër. Forza Inter”, shkruan Bellanova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *