Juventusi po merr një tjetër trajtë nga dita në ditë. Veteranët po largohen një e nga një për t’i lënë vendin të rinjve. Leonardo Bonuçi është emri i radhës që duhet të përshëndetet me klubin. Pavarësisht kontributit të çmuar që ka dhënë në të shkuarën, mbrojtësi italian e kaloi sezonin e fundit në stol.
Bonuçi nuk është më pjesë e projektit të “Zonjës së Vjetër”. “Corriere dello Sport” bën me dije se Juventusi ia ka bërë të qartë lojtarit se nuk do të ketë hapësira për të në projektin e ri. Klubi i tregon derën kapitenit, të cilin e kanë njoftuar se mund të dëgjojë ofertat që kanë mbërritur në adresë të tij, për t’u larguar kështu nga bardhezinjtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/