LAJM I FUNDIT/ U përfolën për largimin nga Superiorja, Erzeni hedh poshtë zërat: Gëzojmë statusin e ekipit pjesëmarrës në “Abissnet Superiore”

Ditët e fundit është përfolur për mosmarrjen pjesë të Erzenit në “Abissnet Superiore” në sezonin e ardhshëm, pavarësisht se ekipi ia doli të fitonte ndeshjen “play out” kundër Korabit. Është vetë klubi shijakas, që përmes një reagimi zyrtar në rrjetet sociale, ka sqaruar se do të jetë pjesë e elitës së futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm.

“Pas shumë spekulimeve që ka patur së fundmi në opinionin sportiv bëjmë me dije se KF ERZENI gëzon statusin aktual e një prej ekipeve që merr pjesë në “Abissnet Superiore” dhe sezonin e ardhshëm 2023-2024. Një punë e palodhur dhe investim serioz i drejtuesve, do jetë fokusi për vazhdimin në mënyrë dinjitoze në garat elitare të kampionatit shqiptar të futbollit sipas vendimeve që u morën sot nga bordi”, ka njoftuar klubi Erzeni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *