Nuk i braktisi për ekipet më të mëdha dhe nuk i braktis as për para, Vardy ndjek ekipin edhe në Championship

Jamie Vardy është një nga lojtarët më besnikë në futbollin e sotëm. Sulmuesi preku majat me Leicesterin vite më parë, kur me Ranierin në stol bënë mrekullinë dhe fituan titullin kampion. Shumë lojtarë që spikatën atë sezon u larguan në ekipe më të mëdha, por diçka e tillë nuk ndodhi me Vardy-n, megjithëse ofertat për të nuk munguan.

36-vjeçari i qendroi besnik klubit që e bëri të njohur, të cilin duket se nuk ka ndër mend ta braktisë sa në vitet e fundit të karrierës. “Sky Sports” raporton se Vardy ka refuzuar një ofertë nga Khaleej në Arabinë Saudite, duke ndjekur kështu Leicesterin edhe në Championship pas rënies nga kategoria në sezonin që lamë pas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *