Goditjet e mëdha të Tiranës në merkato, ka marrë një listë me lojtarë për formacionin titullar

Tirana ka shkëlqyer në këtë merkato të verës. Pas atij përfundimi kampionati me Partizanin ku bardheblutë morën vendin e dytë, ekipi i Shehit nuk është ndalur me transferimet e bujshme që janë gati për Europën.

Nuk janë lojtarë për të zënë vende dytësore apo tretësore, thjesht për plotësim liste, por shumë prej tyre, për të mos thënë të gjithë, do të kenë fanellë titullari. Për ta nisur nga porta ku largimin e Visar Bekajt e mbush ardhja e Gentian Selmanit.

Për të vazhduar me Liridon Latifin, markën e transferimeve dhe imazhin kryesor. Por Albi Doka dhe Gledi Mici nuk kanë më pak cilësi në pozicionet e tyre. Lufta do të jetë e madhe për Fjoart Jonuzin në mesfushë, megjithatë cilësitë e tij janë sërish një përforcim i madh për klubin ashtu si edhe Kaina. Të gjitha këto goditje padyshim që mund të quhen të zgjuara pasi këta lojtarë e njohin shumë mirë Superioren. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *