“Ka një deficit të madh”! Trajneri në Slloveni nuk e merr Xhuliano Skukën në miqësore, tregon problemin: Tjetër gjë kur stërvitesh vetëm dhe tjetër me ekipin

Xhuliano Skuka kaloi nga shkëlqimi te Partizani, te periudha e vështirë me Metz në Francë. Sulmuesi shqiptar nuk iu besuan shumë minuta dhe në fund u vendos që të kalonte si huazim me të drejtë blerje në Slloveni, te Maribori. Por as këtu nuk do të jetë e lehtë për Skukën që të marrë minutat e kërkuara. Sulmuesi shqiptar do të luftojë dhe minutat e pakta te Metzi ia kanë vështirësuar jo pak situatën. Në ndeshjen e fundit miqësore kundër CSKA Sofia të Gurishtës, Skuka nuk gjendej as në stol.

Ndërkohë trajneri i Mariborit, Damir Krznar, ka treguar arsyen. “Skuka nuk ka punuar me ekipin për një kohë të gjatë. Është e kuptueshme që nuk është e njëjta gjë si të stërvitesh vetëm dhe si me ekipin. Nëpërmjet testeve të fundit kemi parë që Skuka ka një deficit në gjendjen fizike, prandaj nuk ishte në miqësoren e fundit”, tha Krznar që për Xhulianon ka vendosur një program të veçantë të stërvitjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *