Pjesë e diskutimit në studion e emisionit “Procesi Sportiv” ishte edhe paraqitja e klubeve shqiptare në Kupat e Europës. Lorenc Jemini kërkon më tepër ambicie nga skuadrat e Superiores. Ish-arbitri është i mendimit se klubet tona duhet të jenë rregullisht pjesë e grupeve të Conference League-s.
“Nëse ne mendojmë akoma që të ecim një tur, jemi komplet gabim. Ka ardhur koha që ekipet shqiptare të marrin pjesë rregullisht në Conference League, në grupe, siç mori pjesë Ballkani vjet. Ballkani i Kosovës”, është shprehur Lorenc Jemini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/