Kai Havertz është larguar përfundimisht nga Chelsea. Lojtari gjerman ishte një prej konkurentëve të Brojës në sulmin e bluve të Londrës, por tashmë ka hedhur firmën për rivalët e mëdhenj të Chelsea-t. Havertz është prezantuar mbrëmjen e sotme në radhët e Arsenalit.
Lajmi është zyrtarizuar nga vetë “topçinjtë” në faqen zyrtare në “Twitter”. Klubi londinez ka paguar një shifër prej 65 milionë paundë për kartonin e gjermanit, i cili nuk arriti të linte impaktin që pritej në “Stamford Bridge”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/