Vllaznia ka zhvilluar sot testin e dytë miqësor gjatë fazës përgatitore që po kryen në Bosnje dhe Hercegovinë. Pas fitores së thellë 4-0 në përballjen e parë, këtë herë shkodranët janë ndalur në një barazim 1-1 kundër Posusjes.
Goli i vetëm i këtij takimi për kuqeblutë u shënua nga afrimi i kësaj merkatoje verore. Bëhet fjalë për futbollistin Cheshmedijev, i cili i dha ekipir barazimin në këtë test miqësor. Kujtojmë se Posusje është një skuadër që luan në elitën e futbollit boshnjak dhe në sezonin e fundit u rendit në vendin e 10 në renditje. Ndeshja e radhës për Vllazninë është e planifikuar të luhet më 2 korrik kundër Igman Konjic-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/