Ndërtoi liqen artificial në rezidencën e tij, Nejmari gjobitet me 1 milionë dollarë

Nejmari njihet për jetën e tij lluksoze dhe të shfrenuar. Sulmuesi i PSG-së ka shkelur ligjin në Brazil, ku është përpjekur të ndërtojë një liqen artificial në rezidencën e tij që zë një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë. Autoritetet e mbrojtjes së mjedisit e kanë cilësuar të paligjshëm projektin e tij, duke e gjobitur me një shifër prej 1 milion dollarësh.

Autoriteti në fjalë ka urdhëruar ndalimin e mëtejshëm të punimeve, por duket se fjalët e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët. Nejmar ka vendosur të lahet në liqenin artificial si dhe ka organizuar një festë në atë ambient. Pas këtyre veprimeve, në Brazil kanë vebdosur ta gjobisin sërish lojtarin e PSG-së, këtë herë me një shifër të pacaktuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *