Timothy Weah e ka bërë zgjedhjen e tij. Sulmuesi i Lille-s ka vendosur t’j bashkohet Juventusit. Megjithëse babai i tij, George Weah, është një legjendë e Milanit, me të cilët fitoi edhe Topin e Artë, Timothy ka zgjedhur të vishet bardhezi.
Lojtari 23-vjeçar do të mbërrijë sot në Torino dhe nesër do të kryejë testet mjekësore. Firma pritet të hidhet në një kontratë afatgjatë po ditën e nesërme. Mësohet se ky transferim do i kushtojë Juventusit 12 milionë euro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/