Zyrtare/ Visar Bekaj kryen vizitat mjekësore, ish-portieri i Tiranës prezantohet në Turqi

Visar Bekaj nuk do të jetë më pjesë e Tiranës. Portieri shqiptar largohet nga bardheblutë me trofeun e “Abissnet Superiore”-s dhe të Superkupës së Shqipërisë në vitrinën e tij. 26-vjeçari do të vazhdojë karrierën e tij në Turqi, ku do të jetë pjesë e Hataisporit.

Konfirmimi vjen nga vetë klubi turk. Me anë të një “story” në faqen zyrtare në “Imstagram” Hataispori tregon ardhjen e Visar Bekajt në ekip. Portieri ka kryer vizitat mjekësore dhe firma dujet thjesht një formalitet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *