Vllaznia ndodhet e grumbulluar në Medjugorje të Bosnje-Hercegovinës, ku po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri. Pas seancave të lodhshme stërvitore, kuqeblutë kanë gjetur mënyrën për t’u shlodhur. Lojtarët e klubit shkodran kanë zgjedhur bilardon për t’u argëtuar.
Vllaznia ka shpërndarë në faqen zyrtare në “Facebook” një foto ku shihen Boshnjaku dhe Spahija duke sfiduar njëri-tjetrin në bilardo. Klubi shkodran ka ftuar tifozët të gjejnë fituesin e këtij dueli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/