Shqipëria në Europian? Armand Cungu e sheh si mundësi reale: Mesa mbaj mend unë futboll është shorti më i mirë që ka pasur Kombëtarja

Shqipëria është më afër kualifikimit në grupet e Europianit. Pas dy fitoreve të fundit dhe elementit të befasisë, Moldavi, kuqezinjtë kërkojnë të përfundojnë në një nga dy vendet e para. I ftuar në “Report TV”, Armando Cungu u shpreh se Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë short më të mirë.

“Nëse ka qenë ëndërr tani e shoh mundësi reale. Mesa mbaj mend unë në futboll besoj se është shorti më i mirë dhe favorizues për Shqipërinë ndonjëherë. Nuk mund të lihet pa përmendur trajneri Sylvinho dhe stafi i tij që kanë sjellë një entuziasëm shumë të mirë. Ka një atmosferë krejtësisht ndryshe. Ka ndryshuar gjithashtu mënyrën e punës, por edhe mentalitetin e futbollit”, tha Cungu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *