Të hënën, Real Madrid njoftoi se Modriç do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2024, ndërsa disa javë më parë, pas 14 vitesh, Benzema u largua dhe vendosi të vazhdojë karrierën e tij në Al Ittihad. Në emisionin El Larguero Cadena SER, gazetari Antonio Romero ka folur për reagimet e Benzemas dhe Modriçit kur Reali u ofroi atyre kontrata për vazhdimin e bashkëpunimit.
Për kroatin, Romero tha se nuk bëhej fjalë asnjëherë për paratë, ndërsa francezi bëri shprehi fytyre prej një të pakënaquri kur pa se do të fitonte të njëjtën shumë. “Benzema kishte një klauzolë zgjatjeje, por reagoi keq kur pa se do të fitonte të njëjtën gjë. Modric nuk ka diskutuar kurrë për paratë me Madridin. Ai nuk përfitoi nga ofertat e tjera që kishte”, tha gazetari. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/