Asnjëherë mos harro se nga ke ardhur! Arbnor Muja do të jetë përforcimi i ri i Shqipërisë. Ky ishte lajmi i publikuar nga “Sport Ekspres”, teksa pritet që në ndeshjet e shtatorit, të kemi Mujën si debutues te kuqezinjtë.
Një sukses i arritur në sezonin e fundit pasi ky lojtar u shpall kampion në Belgjikë me Antëerp. Në këto ditë të pushimit, Muja i ka shfrytëzuar edhe për të takuar trajnerin e tij të parë në Mitrovicë, Bardhec Seferin, duke i dhuruar fanellën e Antëerp. /Sport Ekspres/