Tirana po vazhdon me zyrtarizimet në merkaton e verës. Bardheblutë kanë firmosur me një tjetër lojtar që pritet të përforcojë së tepërmi kryeqytetasit.
Këtë herë është arritur marrëveshja me Fjoart Jonuzi. Pas kontributit të dhënë te Vllaznia, është koha që ky element të tregojë vlerat te Tirana. /Sport Ekspres/