“I kërkova të sqarohej përballë por nuk pranoi”, Pedro tregon raportin me Murinjon dhe bën zgjedhjen: Guardiola është më i mirë, nuk e kam problem ta them

Pedro hoqi fanellën verdhekuqe për të veshur atë bardhekaltër të rivalëve të përjetshëm. Spanjolli nuk bënte pjesë në planet e spanjollëve dhe vendosi për largimin e tin. Pedro ka dhënë një intervistë për “ABC” në Spanjë, ku tregon se kërkoi që portugezi t’ja thoshte në sy arsyen përse nuk e donte në ekip, por ai nuk pranoi të ballafaqohej. Sa i përket pyetjes se cili është trajneri më i mirë mes Murinjos dhe Guardiolës, Pedro zgjedh pa hezitim trajnerin e Manchester City-t.

“Ai mori vendimin të më largonte, por nuk më zhgënjeu. Ajo që më zhgënjeu është se u përpoqa të flisja me të për të gjetur arsyen, doja të ma thoshte në fytyrë, ne nuk jemi fëmijë, por ai nuk donte. Edhe klubi ishte pak i çuditshëm.

Guardiola apo Murinjo? Guardiola është numri një, një perfeksionist, Murinjo ka metoda të tjera. Nëse më duhet të zgjedh një, ju tashmë e dini se kë do të zgjedh. Unë jam me Pepin. E them pa asnjë lloj problemi”, është shprehur Pedro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *