Klodian Duro është rikthyer përsëri në krye të pankinës. Ish-mesfushori i njohur shqiptar do të nisë një aventurë të dytë në Kosovë. Këtë herë Duro do të drejtojë skuadrën e Gjilanit. Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe 45-vjeçari do të nisë detyrën e re ne dy përballje mjaft të rëndësishme.
Gjilani do të luajë në turin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës. “Skifterat” do të ndeshen me nënkampionët e Luksemburgut, Niedercorn-in. Në rast kalimi të turit, i pret një kundërshtar tejet i vështirë si Midtjylland-i i Danimarkës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/