“Dy vajza joshëse për çdo gol të shënuar”! Kështu Kombëtarja bëri historinë e madhe në Europian, të gjithë kërkonin të tundin rrjetën

Pak ditë më parë, më saktë më 21 qershor, u bënë saktësisht 15 vjet nga fitorja historike e kombëtares ruse ndaj Holandës në çerekfinale të Kampionatit Europian. Një prej lojtarëve kryesor të kësaj Kombëtare ka qenë ish-ylli i Arsenal, Arshavin.

Por kush e di nëse rusët do të kishin arritur kaq larg nëse nuk do të kishin një motivim të jashtëzakonshëm nga biznesmeni i vjetër Peter Listerman, një person që në jo pak raste organizonte takime mes biznesmenëve dhe njerëzve të pasur dhe vajzave të reja joshëse.

“Dy vajza joshëse për çdo gol të shënuar,” i tha Listerman-Arshavin, i cili shënoi kundër Holandës menjëherë më pas. “Përmes Andrej dua t’u përcjell të gjithë djemve të pamartuar të kombëtares një propozim: në Europian për çdo gol të shënuar do t’u jap dy vajza të reja dhe të mira! Më thuaj si do të reagojnë djemtë?” Listerman pyet Arshavin asokohe.

Arshavin e priti me entuziazëm propozimin: “Ka shumë beqarë në ekipin tonë, ata i besojnë Listermanit dhe janë të gatshëm të pranojnë të gjitha dhuratat. Kjo është nxitja më e mirë që ka ardhur për ekipin tonë! Prandaj ekipi ynë do të shënojë sa më shumë gola. sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Arshavin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *