Trajneri i Chelsea rrit ndjeshëm konkurrencën për Brojën, kërkohet marrja e Lautaro Martinez

Chelsea po vazhdon me përforcimet në merkaton e verës. Trajneri i ri, Pochetino, ka ndalur shitjen apo huazimin e Armando Brojës. Ai kërkon që ta shoh në stërvitje dhe ndeshje sulmuesin shqiptar, para nisjes së sezonit të ri. Megjithatë fati i futbollistit kuqezi nuk është vendosur ende.

Nga krahu tjetër, te Chelsea po punojnë për marrjen e një tjetër sulmuesi. Mediat britanike raportojnë se londinezët kërkojnë afrimin e Lautaro Martinez, ndërsa fjalën e fundit do ta jap Interi pasi lojtari e pëlqen këtë aventurë të re. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *