Manchester City arrin marrëveshjen, Pep Guardiola do të ketë mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit

Manchester City dhe Joshko Gvardiol kanë arritur një marrëveshje për kushtet e transferimit, sipas Fabrizio Romano. Tani mbetet për t’u marrë vesh me RB Leipzig dhe më pas kroati do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Edhe në verën e vitit 2022, Chelsea ishte shumë afër ta transferonte, por në fund, nuk ia dole.

Veton për këtë çështje e vendosën gjermanët, të cilët thjesht kishin plane të tjera.Sipas informacioneve të Fabrizio Romano, Gvardiol ka arritur një konsensus me Manchester Cityn. Një adhurues i talentit të lojtarit është Pep Guardiola. Së shpejti priten negociatat mes “qytetarëve” dhe RB Leipzig. Përfaqësuesi i Bundesligës është i bindur, kërkon 100 milionë euro për 21-vjeçarin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *