Do të ishte e turpshme nëse do të arrihej marrëveshja, ylli i Lacios mund të shkojë në Arabinë Saudite për para në moshën…28-vjeç

Futbollisti serb Sergej Milinkovic-Savic mund të largohet përfundimisht nga Lacio. Pas tetë vitesh në skuadrën kryeqytetase, ka ardhur koha për të thënë lamtumirë, ndërsa Juventusi përmendet si kandidati kryesor për ta sjellë në ekip. Negociatat me Zonjën e Vjetër po vazhdojnë. Lazio kërkon më shumë se 25 milionë eurot e ofruara nga bardhezinjtë dhe agjenti i mesfushorit Mateja Kezman tregon se ka shumë interes për klientin e tij nga Arabia Saudite.

“Ka një interesim të madh për Sergej nga Arabia Saudite, por ne kemi mundësi të tjera për momentin”, tha shkurt Kezman dhe shtoi: “A do të thotë kjo se ai nuk do të luajë në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm? Do ta shohim. Në jetë nuk e dini se çfarë të pret e ardhmja”, ishte mesazhi i Mateja Kezman. Se ku do të përfundojë mbetet për t’u parë, por realisht do të ishte një turp i madh nëse ai do të shkonte në Arabinë Saudite në moshën 28-vjeçare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *