Bastoni ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë. Futbolli nuk kishte si të mungonte në dasmën e tij, ku të ftuar ishin shokët e tij të skuadrës, por edhe kolegë nga skuadra të tjera, qoftë edhe nga ato rivale. Ndër ta ishte edhe Federiko Kieza.
Ky i fundit ka tërbuar tifozët e Juventusit me veprimin që ka kryer në dasmën e Bastonit. Përpos himnit të Interit, gjatë festës janë kënduar edhe kore kundër Juventusit. “Kush nuk kërcen është një juventin gungaç”, ishin fjalët e thëna në ceremoninë martesore të Bastonit, të cilave Kieza iu është përgjigjur duke kërcyer në ajër. Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe sulmuesi është vënë në qendër të kritikave nga tifozët e Juventusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Federico Chiesa che salta durante il coro “e chi non salta un gobbo juventino”… pic.twitter.com/XVGBXV5Nzj
— Jjuli (@jjuli_007) June 24, 2023