Partizani është duke zhvilluar fazën përgatitore në Pogradec. Të kuqtë po përgatiten për sezonin e ri, që do të nisë me një sfidë të vështirë kundër Bate Borisovit. Trajneri Zekiç po e stërvit skuadrën me intensitet të lartë, por nuk harron edhe t’i “llastojë” lojtarët e tij.
Dita e sotme ka qenë ndryshe në kampin e kuq. Kreu i ri i pankinës ka vendosur të organizojë një “barbecue” anës liqenit. Natyrë dhe ushqim, kombinimi më i mirë për një sportist për të rifituar kaloritë e djegura në stërvitje. Partizani ka shpërndarë në faqen zyrtare në “Facebook” disa imazhe nga kjo ditë ndryshe e skuadrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/