“Na hiqni nga Europa”! Propozim i çmendur i Juventusit te UEFA, i premton se do të heq dorë edhe nga Superliga

Për shkak të zbritjes së pikëve, Juventusi e përfundoi Serinë A në vendin e shtatë, shumë larg kualifikimit në Champions League.

Nëse nuk do të ishte dënimi për mashtrim financiar, skuadra nga Torino do të ishte në vendin e tretë dhe do të shkonte në grupet e Champions League, ndërsa tani duhet të mjaftohen me Conference League. 

Megjithatë, në Juventus ata kanë një plan tjetër. UEFA ende po mendon se si t’i ndëshkojë bardhezinjtë nga Torino për shkeljen e mëhershme të Fair-play-it financiar dhe Juventusi propozoi që dënimi të ishte përjashtimi nga Europa për një sezon, transmeton “Tutosport”.

Drejtuesit e klubit të famshëm duan të pajtohen me Shtëpinë Evropiane të Futbollit dhe nuk e kanë problem të heqin dorë nga të luajturit në kategorinë e tretë të kompeticionit në Europë. Kështu do të shmangnin një dënim më të rëndë dhe njëkohësisht do të fokusoheshin te Seria A. 

Gjithashtu, përmendet se pjesë e marrëveshjes do të ishte edhe premtimi i Juventusit për të hequr dorë përfundimisht nga projekti i Superligës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *